Aktualitet Politikë Te gjitha

Shteti ynë s’lufton as me arkëmorte dhe as me provokatorë varrimesh/Vjen reagimi i Ramës


Shumë shtetas grekë e kthyen sot në miting ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, madje kënduan edhe në korr thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare.

Ka pasur shumë deklarata, madje edhe kryeministri grek Tspiras ka folur në një televizion greke dhe e quan të justifikuar zemërimin e grekëve për vrasjen e Kacifas.

Edhe kryeministri Rama ka reaguar për këtë ngjarje përmes përgjigjes që i kthen komentuesit në Facebook.

Komentuesi:
Nderhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.

Përgjigja e Ramës: Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.
E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.