Showbiz

Muzeu “Shtëpia me Gjethe" fiton çmimin e rëndësishëm në Europë

Muzeu “Shtëpia me Gjethe" fiton çmimin e

“Shtëpia me Gjethe" fiton Çmimin e Muzeve 2020 të Këshillit të Europës. Lajmin e ka dhënë ish-ministrja Mirela Kumbaro, që e cilëson muzeun kombëtar një nga punët më të mira të Kulturës së Kujtesës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro shkruan:

“Mes halleve dhe punes intensive per rindertim e solidaritet nuk mund te mos ndaj me ju lajmin e mire per vleresimin maksimal te nje prej puneve shume te mira te Kultures e Kujteses:

Muzeu Kombetar "Shtepia me Gjethe" fiton Çmimin e Muzeve 2020 te Keshillit te Europes, mëse i merituar ky çmim për superskuadrën që kisha nderin të drejtoj dhe që i hyri një pune të jashtezakonshme në 2014 kur ndërmorëm këtë projekt me Bashkim Shehun dhe arkitekten Elisabetta Terragni #KujtoPerTeMosHarruar”./ Tiranapost.al

https://www.facebook.com/1274577004/posts/10221269992360727?d=n&sfns=mo