• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’


    Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut. Sanksionohet në Kanun, sanksionohet në ligjet zakonore të shekullit të 15-të. Tradita, thuhet në libra studiuesish, është më hershme edhe se vetë Kanuni. Nuk është as legjendë, as rrëfënjë dhe as tregim i mesjetës. Është traditë, besim, identitet kombëtar dhe mënyrë të jetuari!!!

    Sot me 14 janar u organizua në Tiranë samiti i turizmit për promovimin e Shqipërisë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me UNËTO organizoi Samitin Rajonal të Turizmit me titull: “Tourism for Solidarity and Sustainability” në hotel “Maritime Plaza” ku morën pjesë ministra të Rajonit, Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO si dhe operatorë turistikë vendas dhe ndërkombëtarë.

    Në fjalën e tij ministri Blendi Klosi tha se me pjesëmarrjen e kolegëve nga gjithë hapësira Adriatiko-Joniane, rajoni dhe agjencitë lidere të sektorit turistik në Europë e përtej, me partneritetin e çmuar të Organizatës Boterore të Turizmit, industria Shqiptare dëshmoi praktikën unike të hapjes së dyerve për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nentorit, se ” Shtëpia e Shqiptarit është e mikut dhe Zotit”.

    Image may contain: 4 people

    “Ky Samit”, u shpreh Klosi; “ishte rasti gjithashtu i dëshmisë se Shqipëria është tashmë pjesë e hartës së destinacioneve turistike të Mesdheut”.

    Më poshtë keni fjalën e plotë të tij:

    Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut. Sanksionohet në Kanun, sanksionohet në ligjet zakonore të shekullit të 15-të. Tradita, thuhet në libra studiuesish, është më hershme edhe se vetë Kanuni. Nuk është as legjendë, as rrëfënjë dhe as tregim i mesjetës. Është traditë, besim, identitet kombëtar dhe mënyrë të jetuari!!!

    Ringritja mbi goditjen e Natyrës. Ringritja mbi fatkeqsinë më të madhe natyrore që disa gjenerata shqiptarësh kanë jetuar është praktika e mirë, që duam të bashkëndajmë sot.

    Mijëra familje mes tmerrit të humbjes së çatisë mbi kokë e frikës së tokës që lëkundet nën këmbë, gjetën dyert të hapura dhe dorën e mikpritjes së strukturave akomoduese dhe hoteliere: nga Saranda e Prizreni, Vlora e Prishtina, Shkodra e Struga, Lezha, Tirana, Korça, Kavaja, Pogradeci, Përmeti e Berati.

    Hapën dyert dhe shtruan sofrën me kultin qindra-shekullor të mikpritjes:

    Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut dhe e Zotit.

    Ne e jetuam Legjendën,

    Ne e përjetuam Traditën,

    Ne e pamë me sytë tanë, për ta treguar në brezat që do të vijnë se si në 24 orë mbi 6 mijë qytetarë, ashtu si zakoni e kërkoi e Kanuni e sanksiononte, u mirëpritën pa lidhur asnjë kontratë,pa pyetur se kush ishin e nga vinin.

    E liga dhe tmerri i fatkeqsisë zgjoi të mirën e mikpritjes.

    Kjo ishte dera e hapur e industrisë turistike shqiptare. Në orët e para të pas tërmetit, nën peshën e nevojës urgjente për sistem të mijëra njerëzve, kryeministri Edi Rama nuk pati profetsinë e provës, por besimin dhe panoramën e qartë të kapaciteteve dhe fuqisë së industrisë turistike në vend.

    “Strukturat hoteliere mund të akomodojnë qytetarët” – ishte porosia e kryeministrit, që brenda pak orësh e gjithë industria turistike në vend, të mobilizohej dhe të jepte kontributin unik e të pandodhur kund ne përballimit të kësaj emergjence civile.

    Të gjithë hotelierët janë sot këtu, dhe meritojnë nga të gjithë ne një duartrokitje falenderuese për mbështetjen që ju dhanë shqiptarëve dhe shembullit të mirë që i dhanë botës.

    NDAJ,

    Me derën e hapur të mikritësve,

    Uroj mirëserardhjen në Tiranë, të gjithë miqve në këtë sallë:

    Kolegëve të Organizatës Botërore të Turizmit,

    Homologëve të vendeve fqinje dhe gjithë hapësirës adriatiko- joniane,

    Diplomatëve të pranishëm,

    Organizatave dhe agjensive partnere.

    Përfaqësusve të operatorëve turistikë ndrëkombëtare më me influencë sot

    Operatorëve e strukturave tona hoteliere.

    Mirë se keni ardhur të nderuar miq Por kjo ditë dhe ky rast, shkon përtej një FALENDERIMI.

    Përtej humanizmit, përtej vokacionit të solidaritetit, kjo industri dëshmoi se realisht është nga shtyllat më të forta të ekonomisë së vendit tim.
    Me një rritje vjetore 2 shifrore: nga 3 milionnë 2013 në 5.9 milionë turistë vitin e shkuar, në 6.5 milion këtë vit,dhe në sfidën të shkojë në 10 milion, Shqipëria ka hyrë tashmë në hartën e vendeve me industri turistike konkurruese.

    Falë vizionit dhe mbështetjes që i dha në politikat qeverisëse kryeministri Rama, Shqipëria është tashmë e orientuar mirë drejt zhvillimit të turizmit, me qëllimin e qartë të rritjes jo vetëm të numrave hyrës në kufi, por mbi të gjitha të zhvillimit të qëndrueshëm si destinacion turistik.
    Këtë e dëshmoi edhe 26 Nëntori.

    Pavarësisht goditjes së natyrës, Durrësi, zona më e rëndësishme turistike në vend sot, është e paprekur dhe në vijim të procesit normal të pritjes së mijëra turistëve.
    E dëshmoi këtë fuqi, edhe në ndihmën që dha në përballimin e krizës humanitare të tërmetit.

    Praktika e mirë, që bashkë-ndajmë sot me të gjithë miqtë, që kapërcen dimensionin ekonomik të turizmit, ishte arsyeja e mbështetjes së menjëhershme të këtij Samiti nga Organizata Botërore e Turizmit.

    Gjej rastin të shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe prezencën e përfaqësuesve të lartë të UNËTO, që është këtu për të bashkëndarë mesazhin se turizmi është për rritjen e qëndrueshme dhe solidaritetin gjithashtu.

    Por, të nderuar kolegë.Përtej solidaritetit, bashkëpumin e poltikave turistike dimensioni e kemi ne në dorë që ta zhvillojmë më tej.

    Më së shumë se çdokund tjetër, kjo merr kuptim në rajonin tonë.
    Kemi kaluar pothuaj në të njëjtat linja të zhvillimeve politike e shoqërore.

    Kemi historinë, kulturën, natyrën, kulinarinë, kemi mundësinë e pakufizuar që duke qënë bashkë, duke rritur komunikimin dhe shkëmbimin turistik, duke bashkuar ofertat turistike për tregje e largëta, të jemi destinacioni turistik i konsoliduar për të gjithë hapësirën.

    Ndajmë të njëjtën hapësirë gjeografike, kufizohemi nga të njëjtat dete dhe përshkruhemi nga lumenj të përbashkët, ndaj, duhet të bashkohemi në standartet që ju ofrojmë udhëtarëve, viziorëve, turistëve.

    Është epoka e turizmit dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë maksimalisht, bashkarisht, si komplementarë të njëri tjetrit.

    Nuk jemi konkurrentë, jemi komplementarë.

    Epoka e re na dikton se tani në stage-in e zhvillimeve më të rëndësishme është TURIZMI.
    20 vite më parë në rajonin tonë ishin të një rëndësie të jashtëzakonshme “Samitet e Ministrave të Mbrojtjes”, 10 vite më pare “Samitet e diplomatëve”, “Ministrave të jashtëm” ….. Sot janë pa asnjë diskutim samitet e ministrave të turizmit.

    Ndaj Faleminderit që jeni këtu me ne! / Tiranapost.al. 

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post