• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Shtëpia e Bardhë mesazh Kosovës dhe Serbisë: Hiqni pengesat, njohje reciproke


    “Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, por i takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm”

    Kjo ishte deklarata e publikuar nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik të Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë gjatë procesit në dialogut me Serbinë, por theksohet se i takon këtyre dy vendeve që të ndërmarrin hapat e ardhshëm për marrëveshjen historike.

    Kujtojmë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shpesh herë ka thënë se Amerika duhet të ketë rolin kryesor në procesin e këtij dialogu, duke kritikuar BE-në se nuk po bën asgjë për të vijuar me procesin, e ndërkohë që procesi ka ngrirë për shkak të vendosjes së taksës 100 % nga Kosova për mallrat e importuara serbe.

    Kujtojmë gjithashtu se më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s dhe në këtë përvjetor do marrë pjesë edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton.

    Gjatë vitit 1999 SHBA në krye me ish-Presidentin Bill Clinton kanë qenë protagonistët kryesorë në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark. Përveç ish-Presidentit Clinton në ditën e çlirimit të Kosovës më 12 qershor pritet të jetë edhe ish-sekretarja e SHBA-së Madeline Albright./ Tiranapost.al. E.B

    Bill Clinton në Kosovë pasnesër

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690