LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Shtatzënia të prish trupin? Estela na tregon një të mirë të madhe


Ok, shtatzënia të shton në peshë, shumë madje. Të prish linjat, të lë strija, i dimë të gjitha këto. Po ca të mira duhet t`ia njohim. Një na e tha Estela Ujka, në pritje të të tretës. Sigurisht që na rrit gjoksin, vithet, po këto s`i ekspozojmë dot shumë se si mami në pritje, kemi pak më shumë kujdes. E vetmja gjë që duket dhe e flakërojmë janë buzët. Sidomos për ato që i kanë pasur gjithmonë të holla, shtatzënia i bën një ndërhyrje estetike pa bisturi e pa doktor. Është dhuratë nga bebi. Si Estelës, që në kushte shtëpie e pa asnjë gram buzëkuqi qenkan për mrekulli.


(Postimi i Estelës në Instastory)

Kështu që mjaft u ankuat, jo kështu e jo ashtu. Bebi ka shumë të mira.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *