• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shtatorin mund ta mbyllësh me plazh! Lajda Porja bën parashikimin, ja sa do zgjasin reshjet


    Gjatë natës do ketë rrebeshe afatshkurtra që do zgjasin deri në orët e para të ditës së martë, por gjatë pasdites moti do të përmirësohet. Zonat ku priten reshjet janë kryesisht zonat veriore dhe qendrore. Meteorologe Lajda Porja në lidhje telefonike me Reprot Tv bën parashikimin dhe thotë se pavarësisht reshjeve, por edhe erërave të fuqishme duke nisur nga e premtja e deri në fund të shtatorit, moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura 30 apo 31 gradë.

    Lajda Porja:

    Temperaturat parashikohen gjatë këtyre dy ditëve me rënie te lehtë, jo më shumë se 27 apo 28 gradë kemi një përmirësim të motit duke filluar që nesër pasdite, pra deri nesër në mesdite do jenë të pranishme shirat, por nga e premtja deri në fund të muaj do kemi mot të kthjellët.

    Gazetarja e Report: Pati panik si pasojë e tërmetit dhe lajmeve fake. Por dje kemi parë turistë duke bërë plazh në bregdet. Si do mbyllet muaji?

    Lajda Porja: Pa diskutim do jetë fundjavë me përmirësim të motit, kemi dhe rritje te temperaturave, sidomos ne zonat bregdetare me 30 apo 31 gradë, të favorshme për të shijuar bregdetin.

    Temperaturat gjatë këtyre 24 orëve do jenë 27- 28 gradë. Nga mesi i javës, e premte e shtunë e dielë deri në funt të muajit do kemi mot të kthjellët. Veriu dhe më tepër zonat qendrore Tirana Elbasani, do kenë reshje, jugu më të pakta po shtatori në përgjithësi ka pasur ditë pa reshje dhe ashtu do mbyllet./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]