Showbiz

Shtatë ide stili që duhet t’i kopjoni nga Instagrami

Shtatë ide stili që duhet t’i kopjoni nga Instagrami

“Çfarë mund të vesh sot?”, është kjo pyetja që me siguri ua bën mëngjeset më të vështira. Megjithatë, për shtatë ditët e ardhshme mund t’jua zgjidhim këtë shqetësim, duke ju propozuar shtatë ide veshjes, që sipas “Harper’s Bazaar” mund të kopjoni nga Instagram.

Jessie Bush

Tashmë e keni të gjitha të qartë që fundet metalikë me pala janë të kombinueshëm me çdo gjë. Ata mund t’i vishni me atlete, t-shirt dhe xhaketa lëkure, do të ndjeheni komode dhe sigurisht fashion.

1

Tamu Mc Pherson

Nëse jeni adhuruese e peliçeve me dizenjot animal, Tamu Mc Pherson ju jep një ide se si mund ta kombinoni. Është e paimagjinueshme që dizenjot animal të duken kaq bukur me pantallona me kuadrata, por këpucët e arta i japin natyrisht një prekje “chic”.

22

Yojo Cao

Sipas Yojo Cao, veshjet sportive mund t’i vishni me këpucë me taka, vetëm që duhet të kujdeseni të jenë me majë. Kostumi sportiv Guçi mund t’i japë dritë imazhit tuaj, por nëse nuk e keni një të tillë, mund të përshtateni me atë që keni në garderobë.

3

Blair Eadie

Kominoshe xhins, xhaketë marinari dhe sigurisht aksesorët e duhur do t’ju bëjnë të rrezëlleni gjatë ditës së sotme.

4

Nina Hu

Për Nina Hu është shumë e thjeshtë të kombinosh sportiven me klasiken. Që të dukeni fashion ju mjaftojnë një palë xhinse të zeza dhe xhaketë e bardhë.

5

Rocky Barnes

Rocky Barnes sugjeron një veshje elegante dhe kombinimin e ngjyrës së zezë dhe të artë. Dizenjot e kompletojnë këtë kombinim unik.

6

Pamela Allier

Edhe pse thuhet se në dimër e zeza është zgjidhja më e thjeshtë, nuk keni pse të hiqni dorë nga ngjyrat. Mund të “godisni” me një xhaketë shumëngjyrëshe dhe xhinse blu.

7