Aktualitet

Shqiptarja në Itali godet djalin 7-vjeçar dhe thikë dhe më pas vetëvritet

Shqiptarja në Itali godet djalin 7-vjeçar dhe thikë dhe më

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për një familje shqiptare sot në Itali. Nëna shqiptare ka goditur me thikë djalin 7-vjeçar dhe pastaj është hedhur nga kati i tetë i një pallati duke mbetur e vdekur. Gazeta torineze “La Stampa” raporton se ajo jetonte në një ndër lagjet e populluara të Torinos dhe ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti. Viktima mësohet se është Elida Zero, 35 vjeç. Djali, i cili ka marë plagë të shumta në gjoks, bark dhe duar është dërguar me urgjencë në spital. Megjithëse numri i plagëve të marra është i lartë, mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. italia vrasje

Sipas dëshmive të fqinjëve, gruaja vuante nga depresioni që pas ndarjes nga bashkëshorti italian. Ajo nuk ka mundur ta përballojë këtë situatë, ndaj ka ndërmarrë veprimin fatal. Në dëshminë e tij në polici, babai italian i djalit është shprehur se ai i kishte lënë apartamentin dhe shpresonte se Elida do të gjente qetësinë. “I lashë shtëpinë dhe mendova se ky fakt do ta qetësonte. Por në fakt nuk ndodhi kështu. Ajo më përndiqte prej kohësh, nuk gjente qetësi”, tha italiani duke treguar edhe se si e gjeti në apartament të birin me rrobat e gjakosura.