Aktualitet

Shqiptari rreh për vdekje të atin dhe ia lë trupin në mes të rrugës

Shqiptari rreh për vdekje të atin dhe ia lë trupin në mes

Një 20-vjeçar shqiptar mësohet se ka vrarë babanë e tij në fshatin Agios Athanasios, në Selanik të Greqisë.

Policia arriti të zbulonte autorin e krimit pasi gjeti trupin e pajetë të 45-vjeçarit në një shesh lojërash, pranë aksit kryesor të fshatit.

Mediat greke raportojë se, djali rrahu egërsisht babanë deri në vdekje, por hetimet dhe autopsia do të përcaktojnë përfundimisht shkakun e vdekjes së 45-vjeçarit.

“Thestival.gr” bën me dije se 20-vjeçari rrëfeu në polici që e goditi babanë në vendin ku u gjet i vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një grindjeje babë e bir, madje mes tyre u futën edhe dy persona për t’i ndarë. Sipas të dhënave të para të mjekësisë ligjore thuhet se, trupi i shqiptarit ka pësuar trauma të forta, madje edhe thyerje të hundës./ Tiranapost.al