• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shqiptarët nuk bëjnë dot pa BE-në


    Si një “thumb” për palët politike, Presidenti Ilir Meta u shpreh se BE bën pa ne, por ne nuk bëjmë dot pa të. Gjatë fjalës së tij në 10-vjetorin e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, Meta përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund krizës politike.

    “Harrojmë mbi të gjitha se Europa bën edhe pa ne, sepse ka bërë edhe në të kaluarën. Ne nuk bëjmë dot pa Europën dhe mbi të gjitha, shqiptarët që kanë ëndërruar në dhjetor 1990 dhe në vijimësi në këto tri dekada, pa një demokraci të vërtetë dhe funksionale, pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa parimet e kontrollit e të balancës së pushteteve, pa media të lirë, pa zgjedhje jo konkurruese. Demokracia nuk ngelet në vend, nuk fotografohet, forcohet, konsolidohet ose tkurret dhe vdes ngadalë. Palët duhet të gjejnë kurajën dhe duhet të reflektojnë për të marrë përgjegjësitë që u takojnë për ta rivendosur vendin në shinat kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, për t’i dhënë fund kësaj krize tërësisht artificiale politike, kushtetuese dhe institucionale që ende mbizotëron”, tha Meta.

    I pranishëm ishte dhe kryedemokrati Lulzim Basha që theksoi se po modernizon PD-në për të vendosur piketat për qeverinë e së nesërmes: “Ne u bëmë thirrjeve miqve tanë gjermanë që pavarësisht gjendjes së krijuar, vetëm hapja e negociatave garanton një kontroll më të fortë për barazinë para ligjit dhe zgjedhjet e lira. Po modernizojmë partinë tonë dhe po vendosim piketat për qeverinë e së nesërmes. Ne do u japim shqiptarëve zhvillimin që meritojnë dhe të ardhmen”./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post