• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Jemi populli me përqindjen më të lartë që besojmë tek vaksinat


    Debati mbi ndikimin dhe rëndësinë e vaksinave shtrihet në të gjithë botën. Por të dhënat e publikuara nga ‘Our World in Data’, të cilat kanë dalë nga një studim i “The Wellcome Global Monitor” për vitin 2018, tregojnë se 97% e shqiptarëve bien dakord se vaksinat janë të rëndësishme për fëmijët. Kjo është norma më e lartë në rajon, por edhe më e lartë se mesatarja botërore.

    Shqiptarët e Kosovës janë të dytët që besojnë, me 96% të njerëzve që besojnë te rëndësia e vaksinës. Në vendet e tjera të rajoni, përqindja është nën mesataren globale. Kështu në Bosnje rreth 85% e individëve besojnë se vaksina është e rëndësishme me një diferencë të madhe me Shqipërinë, ndjekur nga Serbia me 84%, Maqedonia me 85% dhe Mali i Zi me 68%.

    Në nivel global, një pjesë e vogël e njerëzve nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta. Vetëm 7% e të anketuarve në të gjithë botën thanë se “nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta (në Shqipëri 3%).

    Besimi te vaksinat nuk është në përqindje të lartë kudo, sikurse tregon edhe hartë më poshtë. Francezët janë ndër më skeptik: 1-në-3 nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta. Edhe në Zvicër dhe Belgjikë gjithashtu ka shumë skeptikë, pasi më shumë se 20% nuk ishin dakord. Vende të tjera me mosbesim të lartë ndaj sigurisë së vaksinave janë Gabon (me 26%); Togo (me 25%); Rusia (me 24%); Austri (me 21%), dhe Islandë (me 21%).

    -Statistika, përmbledhje e rezultateve të studimit:

    92% e njerëzve në botë mendojnë se vaksinat janë të rëndësishme për fëmijët;

    7% e njerëzve në përgjithësi nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta. Por kjo ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve të ndryshme: Franca kryeson listën me 33% që nuk ishin dakord;

    Në nivel global, 5% e njerëzve nuk pajtohen që vaksinat janë efektive. Por skepticizmi është i lartë në disa vende, duke filluar nga 28% në Libera në më pak se 1% në Bangladesh dhe Egjipt;

    Në shumë vende pak njerëz nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta dhe efektive, por pjesa e njerëzve që “as nuk pajtohen dhe as nuk pajtohen” mund të jetë më shumë se 50%.

    Vaksina kundër Fruthit dhe Autizmi, OBSH: Si një studim i pabazuar u përhap frikshëm në botë dhe çoi në situatë alarmante

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690