• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Diaspora Kudo Shqiptarë Rajoni Të gjitha

    Shqiptarët humbën tetë deputetë, por vendosin të ardhmen e Maqedonisë


    Shqiptarët humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve në Maqedoni me numra, por edhe ata që do të vendosin të ardhmen e këtij shteti, nëse do të formohet një qeveri për të dalë nga kriza apo jo. Mbrëmë zyrtarisht Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve të Maqedonisë zbuloi mandatet e partive në zgjedhjet politike, që ende nuk janë zyrtare, por vetëm vlerësime paraprake. Nga blloku i partive politike shqiptare BDI-ja ka fituar 10 mandate, Lëvizja Besa 5, Aleanca për Shqiptarët tre, ndërsa PDSH-ja dy mandate. Ndërsa nga blloku politik maqedonas VMRO-DPMNE-ja ka fituar 51 mandate dhe LSDM-ja ka fituar 49 mandate.

    Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot nga ana tjetër vlerësoi se rezultatet e para jozyrtare për zgjedhjet parlamentare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) tregojnë paqartësi rreth numrit të mandateve të fituara të deputetëve. “Një numër i vogël i votave janë vendimmarrëse për numrin e mandateve në disa njësi zgjedhore. Vullneti i qytetarëve për jetë, drejtësi, për liri është realizuar në kushte të parregullsive dhe presioneve të shumta në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore. Këto probleme të cilat kanë ndikim mbi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, janë konstatuar edhe prej vëzhguesve të procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratë.

    Në bazë të llogaritjeve të para, janë shqiptarët që edhe pse kanë humbur 8 deputetë nga parlamenti i shkuar, duhet të vendosin se me kë palë do të jenë. Pra me Gruevskin apo Zajevin. Shqiptarët kanë deklaruar se me të gjitha gjasat nuk do të jenë në qeveri me VMRO-DPMNE-në, por lënë të hapur rrugën për një koalicion me LSDM-në. 20 votat në parlament të shqiptarëve me të gjitha gjasat do të vendosin qeverinë e re, ose do të çojnë Maqedoninë në zgjedhje të tjera të parakohshme.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post