• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shqiptarët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut s’kanë më nevojë për leje pune


    Duke filluar nga kjo javë, shqiptarët e Malit të Zi, por edhe nga Maqedonia e Veriut kanë të njëjtën qasje për punë në Shqipëri, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë që jetojnë brenda territorit. Kjo do të thotë se ata do gëzojnë të drejtën e punësimit, ashtu si qytetarët, përveç rasteve kyr punësimi lidhet me shtetësinë shqiptare, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky është një vendim i marrë nga qeveria Rama që u bë publik ditën ditën e hënë nga ministria e Financave, nga ku u njoftua konkretisht se:

    “Shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të gëzojnë të drejtën e punësimit, ashtu si qytetarët shqiptarë, përveç rasteve kur punësimi lidhet posaçërisht me shtetësinë shqiptare, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

    Në lidhje me këtë vendim ka sqaruar dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, se tashmë qytetarët shqiptarë nga Mali i Zi dhe Maqedonia kanë të njëjtat të drejta për të punuar në vend, si shqiptarët nga Kosova dhe rajoni i Luginës së Preshevës në Serbi.

    Kujtojmë se shqiptarët përbëjnë rreth 5 % të popullsisë së Malit të Zi dhe përbëjnë shumicën në zonën e Tuzit dhe shumicën e Malit të Zi në jugperëndim. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë pakica më e madhe etnike ku përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë prej dy milionë banorësh.

    / Tiranapost.al E.B