Aktualitet

‘Shqipet e Londrës’ të bëhen gati. Kujdes! Temperatura do shkojë në minus

Temperaturat në Londër do vijojnë të ulen dhe gjatë fundjavës do bjerë sërish borë e madhe. Termometri do shënojë në minus 5 gradë në pjesët më të mëdha të Anglisë. Nga zyrat e meteorologëve ka dalë paralajmërimi për motin shumë të ftohtë që do prekë më së shumti Skocinë, Uellsin, Veriun e Anglisë, lindjen dhe Perëndimin e Midlands. Në këto vende bora do kthehet në akull. Ja çfarë shkruan paralajmërimi:  "Akulli do jetë një rrezik në shumë vende duke filluar që mëngjesin e sotëm. Do ketë borë dhe temperatura minus 5 gradë deri të dielën në mbrëmje. Manchester dhe Settle, North Yorkshire parashikohet me borë të lehtë, ndërsa Preston, Telford, West Midlands, Buxton, Derbyshire dhe Keswick më shumë borë.

MORE SNOW

MORE SNOW

MORE SNOW

Expect more snow, sleet and ice this weekend as temperatures dip below -5