Aktualitet Politikë Te gjitha

Shqipëria vendi i parë në Europë që do ndalojë përdorimin e qeseve plastike


Gjatë prezantimit të projekteve të reja për qarkun e Durrësit, kryeministri Rama  paralajmëroi se do të ndalohet rreptësisht përdorimi i qeseve plastike të çdo lloji. Kështu Shqipëria do të bëhet vendi i parë në Europë që nuk do të lejojë që qeset plastike të përdoren së brendshmi, por as të hyjnë nga jashtë

“Ne po studiojmë një vendim radikal për ta kthyer Shqipërinë në vendin e parë evropian, por jo në botë ku ndalohen rreptësisht qeset plastike të çdo lloji. Dhe ku jo vetëm nuk mund të përdoren së brendshmi, por nuk mund të hyjnë as nga jashtë. As në avion as me rrugë tokësore as me rrugë detare. Çdo pasagjer që hyn në Shqipëri duhet të mos fusë asnjë qese plastike. Është vendim i vështirë, por i domosdoshëm.

Kjo është rruga dhe ne do të marrim një vendim në javët në vijim dhe do ta bëjmë publik dhe do të lëmë një kohë që të gjithë të përgatiten për të ndërruar stil jete kur shkojmë nëpër dyqane sepse qeset plastike do të zhduken nga ky vend të paktën për një gjeneratë”, tha kryeministri.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Lorena Fjolla