Aktualitet

Shqipëria uli papunësinë. Komisioni Europian publikon raportin

Komisioni Europian njofton se Shqipëria ia ka dalë të ulë papunësinë. Këtë e bën të ditur se Raportin mbi zhvillimet ekonomike të vendeve kandidate dhe potenciale në tremujorin e parë të 2018-s.

Shqipëria vlerësohet në këtë raport pozitivisht për ecurinë e ekonomisë, investimet e huaja, uljen e papunësisë, reduktimin e kredisë me probleme. Ecuria më negative, referuar raportit, ishte e të ardhurave buxhetore.

“Tregu i punës reflektoi zhvillimet ekonomike. Në tremujorin e parë punësimi u rrit me 3.5% në krahasim me një vit më parë. Norma e papunësisë preku nivelin prej 13%. Megjithatë papunësi te të rinjtë mbetet ende shumë e lartë, edhe pse ka pësuar rënie prej pikut në 2015-n. Në tremujorin e parë papunësia për grupmoshën 15-29 vjeç ishte 24.5%”, shkruhet në raport.

*Ky post u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet raportit të KE-së. Copyright Tiranapost.al