• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shqipëria po trazohet nga shtetet që duan ta shohin në situatë kaotike


    Situata politike në të cilën ndodhet Shqipëria po ndikohet nga shtete të tjera,  që nuk duan ta shohin mirë vendin tonë.  Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, në një intervistë për “Top Channel” u shpreh se, politika shqiptare po ndikohet nga interesat personale, apo të shteteve të huaja.

    “Janë të prirur nga interesat personale dhe tek interesa që vijnë nga jashtë Shqipërisë, të cilën nuk ia duan të mirën vendit tonë të mrekullueshëm. Nuk jam i sigurt se kush janë këta faktorë të jashtëm që e kanë trazuar Shqipërinë, por mund të them se janë influenca nga shtete të tjera të cilët duan ta shohin Shqipërinë në këtë situatë kaotike. Ne nuk duhet ta tolerojmë këtë. Ne jemi një vend sovran dhe nuk mund ta lejojmë të jemi nën influencat e jashtme”, shprehet Gjonaj./ Referuar TCH/ Tiranapost.al