Aktualitet

Shqipëria para Holandës dhe Kanadasë! National Geographic na surprizoi me destinacionet më të bukura për 2018-ën

Prestigjiozja National Geographic që na afron edhe me vendet më të largëta të botës përmes dokumentarëve apo fotove të larmishme, publikon sot artikullin me destinacionet më të mira për vitin 2018. Aty gjetëm surprizën, Shqipëria ishte ndër vendet e sugjeruara për tu vizituar dhe jo vetëm kaq, por renditet në vendin e 17, para Teksasit, (San Antonios), Kanadasë ( Labrador), Holandë (Friesland) dhe Tanzani.

Ja çfarë shkruan prestigjiozja poshtë fotos së përzgjedhur: Thesaret e Shqipërisë janë të mëdha dhe të paprekura. Bota nënujore është një mrekulli e vërtetë. Rrënojat e anijeve dhe shpellat e rralla janë të paprekura dhe presin vetëm vizitorët zhytës, ata me guxim që të shkojnë të eksplorojnë.  Këto thesare gjenden në botën nënujore kryesisht të brigjeve jugore. Vendin e parë e mban Etiopia ( Harar), vendin e dytë Argjentina (JujuyProvince) në vendin e tretë Gjeorgjia (Tblisi), më pas Sydney, Australi, Oaxaca, Meksikë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ishin të shpejtë për të publikuan coverin e prestigjiozes National Geographic që tregon top 21 vendet më të bukura që duhet të vizitohen në vitin 2018. ‘Shqipëria jonë e bukur është shënuar si e para në kategorinë e natyrës’ shkruhet në faqe. Tiranapost.al Elisa Bajramaj.