Aktualitet

Shqipëria nuk është fundi i botës! Historia me shqiptarin që futi në sherr opozitën me ministrin e Emigracionit në Belgjikë

Politikanët e opozitës belge kanë kritikuar ashpër ministrin federal të emigracionit Theo Francen  pasi mori vendimin për të depërtuar një gangster shqiptar, i cili shfaqet në listën e Most Wanted nga qeveria belge.  Brussels Time shkruan se Safet Rustemi kryente aktivitete lidhur me rrjetin e drogës dhe prostitucionit në lagjen Alhambra të Brukselit, mes Rue Neuve dheRue de Laeken, dhe ishte përballur me një dënim me burg prej 22 vitesh.

Sipas të dhënave nga lista e Most Wanted, Rustemi figuron i përfshirë në veprimtari me rrezikshmëri të lartë dhe jashtëzakonisht të dhunshme në trafikimin e qenieve njerëzore, vrasje në tentativë, shkatërrim pronash, përdorim armësh, vënie zjarri dhe grabitje! Por në vend që të kryente dënimin në qeli, Rustemi u çua në aeroport nga Zyrta e Punëve të Jashtme dhe u depërtua në Shqipëri, një ngjarje e ndodhur në qershor të vitit të kaluar.

Rustemi është i përfshirë në listën e më të kërkuarve sepse thuhet se vazhdon të drejtojë punët e tij në Bruksel nga Shqipëria. Por ministri Francken mbrojti Zyrën e Punëve të Jashtme duke postuar një status në Twitter: Shqipëria nuk është fundi i botës. Përfshirja në listë ishte një sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë Safet  Rustemin ."Ne kemi një traktat me Shqipërinë për çështjet e ekstradimit".

Ndërkohë, parlamentari federal Wouter De Vriendt akuzoi Francen se ishte i fiksuar me deportimin e njerëzve, edhe se u mundëson atyre ti shpëtojnë drejtësisë. "Ky lloj deportimi sjell rreziqe të mëdha sigurie," tha ai teksa shton:  "Ky lloj krimineli është në gjendje të na rrezikojë edhe nga jashtë”. Francken, ndërkohë, ka premtuar se do të hetojë rastin më nga afër./ Marrë nga The Brussels Times, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.