Aktualitet Politikë Te gjitha

Shqipëria merr kryesimin e OSBE/Johannes Hahn bën urimin dhe vë pikat kryesore ku duhet të fokusohemi


Shqipëria ka marrë zyrtarisht të drejtën e kryesimit të OSBE në vitin 2020 dhe ky lajm është mirëpritur nga Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Ai shkruan se më shumë se kurrë Shqipëria duhet të fokusohet te bashkëpunimi rajonal.

“Urime Shqipërisë së cilës i është besuar sot kryesimi i OSBE-së në vitin 2020. Më shumë se kurrë ne duhet të fokusohemi te bashkëpunimi rajonal, ribashkimi për hir të stabilitetit dhe sigurisë për një rajon më të gjërë”, shkruan Hahn në Twitter.

Më herët lajmi është dhënë nga ministri i jashtëm i Ditmir Bushati./Tiranapost.al

 

Ministri Bushati jep lajmin e mirë/ Shqipëria do të kryesojë OSBE-në në 2020-ën