• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Shpreson kualifikimin në Europian, Kosova merr lajmin e mirë për sfidën me Anglinë


    Përplasja me mbrojtësin, Joe Gomez në duelin e humbur në kampionat, 3-1 përballë Liverpool i ka kushtuar mungesën në kombëtare, Raheem Sterling.

    Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, me “DailyMail” që konfirmon se Sterling nuk do të jetë nën urdhërat e Gareth Southgate për sfidën e së enjten ndaj Malit të Zi. Por, 24-vjeçari do të jetë i gatshëm për duelin e fundit në grup, atë ndaj Kosovës.

    Një lajm vërtetë i hidhur kjo për kombëtaren e “Dardanëve”, që duhet të marrë masa shtesë ndaj lojtarit të “qytetarëve”. Sterling njihet për shpejtësinë e tij dhe aftësitë për të qënë deciziv para porte.

    Kosova kërkon të shkruaj historinë në eliminatoret e para  të kualifikueseve të Europianit. Pas 6 ndeshjeve të para, Dardanët qëndrojnë në vendin e tretë me 11 pikë, duke qënë vetëm një pikë larg pozicionit që të dërgon në Europianin e vitit të ardhshëm.

    Megjithatë, Kosova duhet të bëj mirë përballë Republikës Çeke dhe Anglisë, rivalët direkt për një biletë në raundin tjetër./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post