Showbiz

Shprehjet më të pavdekshme të Karl Lagerfeld, që do të na shoqërojnë gjithë jetën

Shprehjet më të pavdekshme të Karl Lagerfeld, që do të

“Syzet e diellit janë si makijazhi i syve: E bëjnë çdo gjë të duket më e re dhe më e bukur.”

“Çantat luksoze e bëjnë jetën më të këndshme, të bëjnë të ëndërrosh, të japin vetëbesim dhe t’u tregosh fqinjëve që ti po ia del mbanë.”

“Jeta nuk është një konkurs bukure, disa njerëz të shëmtuar janë të mrekullueshëm. Ajo që urrej janë njerëzit e poshtër të shëmtuar. Më keq janë meshkujt e shkurtër. Gratë mund të jenë të shkurtra, por për meshkujt është e pamundur. Është diçka që nuk do ta harrojnë gjatë jetës – janë të këqij dhe do të duan të vrasin.”

“Eleganca është si majoneza, ose të shijon ose jo.”

“Vaniteti është gjëja më e shëndetshme në jetë.”

“Tatuazhet janë të tmerrshme. Është sikur të jetosh me një fustan Pucci gjithë kohës.”

“Jam si një karikaturë e vetes sime dhe më pëlqen kjo. Është si një maskë. Dhe për mua karnavalet  e Venecias të zgjasin gjithë vitin.”

“Mos u vish për të vrarë, vishu për të mbijetuar.” /Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/vdes-muza-e-modes/