• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Shpëtuam nga ato degët e gjata të pemëve të Myslym Shyrit, që dukeshin sikur po thyheshin herë pas herë


    Bashkia e Tiranës ka nisur krasitjen e pemëve në rrugën “Myslym Shyri”, një prej më të frekuentuarave në kryeqytet. Që prej të hënës punonjësit e bashkisë po punojnë gjatë orëve të mbrëmjes për heqjen e degëve të pemëve që ishin kthyer në rrezik për banorët, kalimtarët dhe makinat që parkojnë aty.

    Kishte vite të tëra që nuk bëhej kjo lloj pune në këtë rrugë, në të cilën ka shumë lëvizje. Po ashtu po punohet edhe për ta mbajtur atë sa më pastër. Dje kreu i Bashkisë, Veliaj na tregoi një gjobë që punonjësit e bashkisë i kishin vendosur një lokali aty pranë, sepse kishte hedhur mbeturinat në rrugë./ Copyight Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]