Aktualitet Politikë Te gjitha

Shpëtim Idrizin e braktisin deputetët e tij. Qëndrojnë me Ramën


Esencë editori/ Një ditë më parë, kreu i PDIU-së u shpreh i pakënaqur nga koalicioni me PS-në dhe tha se do të bëjë aleancë me Bashën. Por duket se Shpëtim Idrizi është lënë i vetëm në këtë nismë të tij, pasi tre deputetët e partisë së tij kanë vendosur të qëndrojnë me Ramën.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDIU-së është bojkotuar dje nga tre deputetët që kanë fituar mandatin me siglën e kësaj partie. Deputetja e Dibrës, Reme Lala dhe dy deputetët e Elbasanit, Elena Xhina dhe Dritan Bici nuk ishin dje bashkë me anëtarësinë e PDIU-së ku u vendos mandatimi i kryetarit Shpëtim Idrizi për të nisur negociatat për koalicionin e ri me partitë e opozitës.

Ndërkohë, që dje, tre deputetët, Reme Lala, Elena Xhina dhe Dritan Bici iu bashkuan deputetëve të Partisë Socialiste në punimet e Kuvendit. Deputetët e PDIU-së disa herë kanë deklaruar se do t’i bashkohen Partisë Socialiste. Deputetja e Dibrës Reme Lala këtë qëndrim e deklaroi publikisht në muajin qershor, teksa tha se do të bashkohej me më të mirët dhe ata janë në Partinë Socialiste.


Dritan Bici


Reme Lala dhe Elena Xhina