• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Shpëtim Idrizi vetëm patriotik


    Fjalimi i Shpëtim Idrizit sot në prezantimin e listës së kandidatëve të PDIU ishte i përqendruar vetëm në retorikën patriotike dhe aspak në alternativën e partisë çame në këto zgjedhje.

    Në prezantimin e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u përqendrua më shumë në çështjet patriotike dhe zhvillimet e fundit në rajon, se sa në programin e forcës së tij politike.

    Arsyeja e vetme që duhet të kenë shqiptarët për të votuar PDIU-në është mbrojtja që kjo forcë politike i bën çështjes kombëtare. Ata që e gjejnë veten të papërfaqësuar, të votojnë për PDIU pasi është një parti që mbron çështjen kombëtare, tha kreu i partisë çame, por pa u zgjatur aspak në alternativën që PDIU do t’u paraqesë qytetarëve këto zgjedhje.

    Me sloganin “Veç një atdhe”, Idrizi në fjalimin e tij tha se klasa politike nuk po luan shah, por ping-pong. Idrizi iu referua faktorit shqiptar në Maqedoni, i cili u bashkua për të mbrojtur interesat e shqiptarëve atje. “Rusia kërkon si 100 vjet më parë të fusë rrënjët në Ballkan. Ne po zihemi për mustaqet e shkulura të politikës duke rrezikuar edhe një herë që të jemi papërgatitur për sfidat e reja kombëtare. Të marrim shembull nga partitë shqiptare në Shkup”, u shpreh Shpëtim Idrizi.

    Kreu i PDIU-së tha se beson te një zgjidhje e krizës politike në Shqipëri, vetëm nëse bëhen një pakt kombëtar, propozim që ai e dha edhe një muaj më parë. Për krizën e tanishme politike, Idrizi fajësoi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Zgjedhjet e 18 qershorit janë të pazakonta, pasi janë produkti më i shëmtuar i konfliktualitetit politik dhe veçanërisht të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Nga kjo krizë dalim vetëm nëse partitë shqiptare bëjnë një pakt kombëtar”, tha ndër të tjera Idrizi./E.U, Tiranapost.al