Aktualitet

Shpëtim Idrizi kërkon të bëhet faktor

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi janë takuar për rreth një orë pasditen e sotme. Mësohet se gjatë takimit Shpëtim Idrizi e ka njohur Ramën me platformën e tij, të quajtur “Pakti Kombëtar”. Pas këtij takimi, Idrizi ka shkuar në zyrën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Ndoshta përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim, në këto ditë të tensionuara të politikës shqiptare PDIU po kërkon që të jetë faktor i stabilitetit në vend.

Edhe më herët gjatë ditëve të sotme, Edi Rama ka pasur një takim për rreth 90 minuta me kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe bashkëpunëtorët e ngushtë brenda Partisë Socialiste./Tiranapost.al