Lajme nga Bota

Shpërthimi në qendrën tregtare, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur u la pakoja

Shpërthimi në qendrën tregtare, kamerat e sigurisë kanë

Policia franceze është në kërkim të një burri që la bombën pranë një dyqani në cep të rrugës në një qendrë tregtare në Lion. Ngjarja u shënua të premten, ndërsa mbetën të plagosur 13 persona, mes tyre një vajzë 10 vjeçe.

Nëntë investigues që kanë mbështetjen e 30 efektivëve kanë qenë këtë të shtunë në kërkim të autorit, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë.

Ai është filmuar duke lënë një çantë letre para një furre buke, që shpërtheu vetëm një minutë pasi ai u largua.

Autori lëvizte me biçikletë, kishte vënë syze dielli dhe një kapelë, ndërsa bomba mësohet se ishte artizanale. Dyshimet e para flisnin se bëhej fjalë për një sulm terrorist, por ende nuk është dhënë diçka zyrtare./ Burimi Reuters/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/video-shperthim-ne-nje-qender-tregtare-ne-lion-te-frances-macron-dyshon-per-sulm-terrorist/