• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shpërthimi në bllok/ Mes të lënduarve çifti-pronarë të argjendarisë dhe dy të rinj


    Situata nuk është ende jashtë rrezikut në zonën e Bllokut në Tiranë, konkretisht në rrugën ‘Vaso Pasha’, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me katër persona të lënduar. Ka rrezik për një tjetër shpërthim për shkak të vatrave të zjarrit. Për këtë arsye, policia ka ‘blinduar’ pallatin dhe ka kërkuar evakuimin e banorëve. Atyre u është ndaluar hyrja në pallat, si dhe afrimi i kalimtarëve pasi situata ende nuk jep garanci për sigurinë.

     

    Ardaniel Serjani dhe Eneda Nure janë dy të rinjtë e plagosur ndërkohë që edhe çifti i pronarëve janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Eneda Nure është punonjësja e argjendarisë dhe 23 vjeçari  Ardaniel i cili po kalonte aty pranë.

    1563194080_elenduara.jpg

    Shpërthimi i parë ndodhi në një argjendari në katin e parë të pallatit, gjatë kohës që po kryheshin punime me djegie gazi. Ekspertët pritet të mbërrijnë në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet zyrtare të shpërthimit. Tiranapost.al. E.B

    Video/ Shpërthim i fuqishëm në ish-Bllok, lëndohen 3 persona