Aktualitet

Shpërthimi i makinës në Pogradec. Policia jep detaje, ja në pronësi të kujt ishte

Policia ka dhene detaje të reja për sa i përket ngjarjes së ndodhur në datë 1 prill, ku një makinë shpërtheu pas vendosjes në të, të një sasie eksplozivi.

Makina tip “Citroen” me targa PG 6433 B, ishte në pronësi të drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkine e Pogradecit.

Sipas bluve, po hetohet pista për shkak të detyrës dhe dyshohet se ngjarja ka lidhje me dhënien lejet e ndërtimit pranë liqenit të qytetit.

Makina ishte në pronësi të shtetasit Pirro Niko 32 vjeç, me profesion inxhinier privat, ndërsa automjetin e përdorte bashkë me bashkëshorten e tij Besmira Niko, e cila rezulton të jetë punonjëse në Bashkinë e qytetit të Pogradecit./ Copyright Tiranapost.al