Aktualitet

Shpërthim në një ndërtesë në Gjermani, mbi 25 të lënduar

Të paktën 25 persona kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre në gjendje të rëndë pas një shpërthimi në një ndërtesë në Wuppertal.

Policia gjermane tha se shpërthimi është ndjerë në të gjithë ndërtesat përreth, duke krijuar edhe panik nëpër rrugë.

Zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë personat e lënduar. Por dyshohet se në ndërtesë ka ende njerëz të bllokuar. Gjatë shpërthimit vatra zjarri u ndezën në ndërtesë dhe zjarrfikësit patën probleme për shuarjen e tyre pasi pjesë të ndryshme të ndërtesës janë rrëzuar dhe kjo nuk i ka lënë ata që të shuajnë flakët.

Policia njofton se po punohet që situata të vihet nën kontroll pas shpërthimit të fortë, shkaqet e të ciliit nuk dihen ende.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është përkthyer nga Eneida Daci.