Showbiz

Shpërtheva në lot se s'munda të shkoja në festën e vajzës sime

Shpërtheva në lot se s'munda të shkoja në festën e

Për shkak të angazhimeve, Laura Pausini s`ka mundur të ndjekë nga afër koncertin që e bija dha në shkollë dhe për këtë arsye ka shpërthyer në lot dhe mërzinë e ka ndarë me fansat e saj përmes një statusi të gjatë.

https://www.instagram.com/p/By5F3kvCEez/

“Sot dua t`ju tregoj diçka shumë personale që nuk është aq e panjohur për ata që punojnë si unë. Nuk është asgjë e lehtë as për ne këngëtaret. Këtë mëngjes ishte recitali i vajzës sime Paola në shkollë. E kam shoqëruar gjithë këto ditë në prova, por sot që është shfaqja s`munda të shkoja, nuk u zgjova dot në kohë. Për mua ishte një goditje e madhe. Se e di që dhe për të ashtu ka qenë kur më ka kërkuar në sallë dhe s`më ka gjetur. Netët e fundit kam fjetur vetëm tre orë gjumë. Ndihem në faj se ajo për fat e di që unë kam prioritet të qenit nëna e saj mbi gjithçka tjetër, por sot bëra një gabim. Mbrëmë nuk duhej të kisha punuar deri vonë. Të gjithë ata që e kanë provuar njëherë këtë ndjesi më kuptojnë se si ndihem”, shkruan ajo dhe të ngrejë dorën ai prind që s`është gjendur ndonjëherë në këtë situatë.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.