Aktualitet

Shpërthen vullkani Etna; Ja çfarë do ndodhë tek ne

Shpërthimet e fuqishme të vullkanit Etna kanë ndikuar në kushtet e motit te ne si pasojë e ardhjes së masave ajrore nga jugperëndimi duke sjellë  hirin vullkanik dhe për pasojë prezencën e dioksidit të squfurit dhe oksidit të azotit që shkakton shira të llojit acid ashtu si po ndodh edhe në këto momente.

Sipas Agjencisë kombëtare te mjedisit, janë ekspertët e gjeologjisë që përcaktojnë me saktësi rrezen e veprimit te ketij vullkani. Por sipas tyre hiri i shpërndarë në atmosfere ndot ajrin , duke shkaktuar probleme serioze ne shendet e sidomos per ata që vuajnë nga azma.

Sa i takon shiut acid ai ndikon në prishjen e ekosistemeve. Ne te shumten e rasteve, gazi dhe pluhuri kur janë së bashku, krijon re tymi, të cilat ngrihen laret në atmosfere dhe pengojnë depërtimin e rrezeve të diellit. Sipas ekspertëve kjo behet shkak i anullimit te fluturimeve me transport ajror.

Image result for etna volcano

Gjithashtu janë shënuar temperatura më të larta se normat. Ky shpërthim vullkanik ka ndodhur ditën e djeshme në Malin e Etna-s ku ndodhet vullkani më aktiv në Europë që ka shpërthyer në Itali. Vullkani u rizgjua nga gjumi tetë-mujor ndërkohë që shpërthimi u konsiderua si shfaqje spektakolare me dritë dhe pluhur në ishillun e Sicilisë.

Image result for etna volcano

Sipas Institutit Meteoalb vullkani ishte shoqëruar me lëkundje të nëndheshme, por theksoi se nuk kishte ndryshime të rëndësishme në strukturën e vullkanit që të shkaktojë alarm.

Vullkanologjisti i burosë së Katanias, Boris Behncke ka thënë se llava po lëvizte ngadalë dhe kishte avancuar vetëm gjysmë miljeje drejt jug-jugperëndimit.

Etna karakterizohet nga shpërthime të shpeshta dhe mesatare. Shpërthime të vogla ndodhin çdo pak muaj, i fundit ndodhi në muajin Maj të vitit të kaluar.