Lajme nga Bota

Shpërthen virusi i mistershëm në Kinë: qindra të infektuar, ja ku dyshohet

Shpërthen virusi i mistershëm në Kinë: qindra të

Në Kinë po qarkullon një virus i rrezikshëm që ka trefishuar numrin e njerëzve të prekur, Ky virus shpërtheu fillimisht në Wuhan dhe më pas edhe në qytete të tjera të mëdha. Tani numërohen më shumë se 200 raste, kryesisht në Wuhan, por të infektuarit me probleme të frymëmarrjes janë përhapur edhe në Pekin, Shangai dhe Shenzen.

A woman wears a blue face mask as she wheels luggage

Tre persona raportohen deri më tani të vdekur. Japonia, Tajlanda dhe Koreja e Jugut kanë raportuar sot rastet e para. Shqetësimi është pasi miliona kinezë përgatiten të udhëtojnë për pushimet e Vitit të ri Lunar.

Map showing the cities where the virus has spread in China, and the countries abroad where cases have been reported

Ekspertët e shëndetit atje e kanë identifikuar infeksionin që njihet si një lloj coronavirusi që shkakton pneumoni virale. Dyshimet janë se ky lloj virusi është përhapur nga një treg me kafshë të infektuara, por shkencëtarët ende nuk e kanë konfirmuar.

Temperature scanning equipment at Narita airport

Kjo situatë alarmante ka ngjallur kujtimet e virusit Sars, pjesë e coronoviruseve, që mori jetën e 774 njerëzve në fillim të viteve 2000 në dhjetëra vende, kryesisht në Azi. Analiza e kodit gjenetik të këtij virusi të ri, tregon se ngjason më shumë më Sars se çdo coronavirus tjetër njerëzor.

Ekpsertët britanikë thonë se numri i të infektuarve mund të jetë akoma më i madh, i vlerësuar në 1700, por kjo shifër sipas tyre nuk zbulohet për të mos përhapur edhe panikun e madh mes njerëzve. OBSH ka reaguar duke këshilluar kufizimin e udhëtimeve të të infektuarve ose shkëmbimet tregtare.

Pasagjerët në Aeroportet në Singapor, Hong Kong dhe kryeqytetin japonez Tokio janë ekzaminuar. Edhe Amerika ka bërë të njëjtën me pasagjerët kinezë në në tre aeroporte kryesore në San Francisko, Los Angeles dhe New York.

Image result for New China virus

Sot presidenti i vendit foli për herë të parë publikisht për shpërthimin e virusit ku tha se situata do të jetë në kontroll dhe se po punohet për të trajtuar këtë lloj virusi.

Mediat kineze bëjnë thirrje të mos krijohet panik./ Tiranapost.al. 

Picture shows the shutters of the closed Huanan Seafood Wholesale Market in the city of Wuhan

Related image

https://twitter.com/WHO/status/1219029418800226304