Aktualitet

Shpërthen në flakë anija turistike me 52 persona në bord

Një anije turistike ka shpërthyer në flakë pasditen e djeshme në Galicia të Spanjës. Sipas informacioneve brenda në anije ishin 48 turistë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Shumë pasagjerë u hodhën në det, pasi rojet civile të Spanjës dhe anijet e civilëve nxituan drejt vendit të ngjarjes për të shpëtuar njerëzit në anije, sipas mediave lokale.

Disa prej turistëve janë lënduar, por për fat të mirë nuk raportohen viktima.

Rreth 22 ambulanca u thirrën për të ndihmuar të lënduarit nga flakët në breg, së bashku me dy helikopterë mjekësorë në gatishmëri.

Dëshmitarët janë tronditur për shkak të flakëve dhe ymi të zi që vërshonte në qiell.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i përkthyer nga Express. Copyright Tiranapost.al