Aktualitet

Shpërthen makina me tritol në Lushnjë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 23:50 një makinë, të cilës i ishte vendosur tritol, ka shpërthyer.

Nga shpërthimi është shkatërruar plotësisht mjeti si dhe një pjesë e xhamave të banesës së 20 vjeçarit, që kishte në pronësi makinën. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje mori në pyetje 20 vjeçarin dhe familjarët e tij.

Ata mohuan se kanë ndonjë konflikt me ndonjë person. I riu deklaroi se makinën e ka blerë disa muaj më parë në qytetin e Vlorës një person që nuk e njihte./ Copyright Tiranapost.al