Aktualitet

Shpërthen makina në Orikum/Zbulohen detajet e para

Shpërthen makina në Orikum/Zbulohen detajet e para

Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Orikum ndërkohë që mësohet se makinës i është vendosur tritol.

Mediat televizive njoftojnë se nga shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti i përket shtetasit Vezir Bello.

Ai punon si shofer ambulance në Orikum të Vlorës. Nuk dihen ende arsyet pse i është vendosur tritol automjetit të tij, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton më tej./Tiranapost.al