Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Selenicë, plagoset çifti

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në

Një shtëpi në Selenicë është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të një bombole gazi, ku për pasojë janë lënduar çifti i pronarëve, 49 vjeçari me inicialet R.S dhe gruaja e tij 42 vjeç M.S.

Mësohet se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të transportohet në Tiranë për të marrë mjekimin. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 05:53 të mëngjesit dhe siaps policisë së Vlorës, nuk ka persona të tjerë të lenduar dhe situate nuk përbën rrezik për shkak të distancës së shtëpive. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të bombolës.

Image result for bombol gazi

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda javës, pasi të hënën pati një shpërthim një zonën e ish bllok-ut, nga një bombol që përdorej për përpunimin e floririt e që ndodhej në ambientin e bodrumit të argjendarisë. Për pasojë u lënduan çifti i pronarëve, punonjësja e argjendarisë dhe dy kalimtarë./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/shperthim-i-fuqishem-ne-ish-bllok-dy-te-lenduar/