• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Ekonomi Të gjitha

    Shpërblimet e fundvitit, kategoritë me fat dhe ato që u përjashtuan


    Katër kategori do të përfitojnë shpërblim financiar për festat e fundvitit që do të japë Qeveria Shqiptare. Kryeministri Edi Rama deklaroi se pensionistët janë kategoria që do të kenë përfitimin më të madh. Ata do të marrin 70 mijë lekë të vjetra shpërblim për festat e fundvitit.

    Kjo kategori ka përfituar rritje krahasuar me shpërblimin që morën 1 vit më parë, prej 20 mijë lekë të vjetra.

    Një tjetër kategori që do të përfitojë janë familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar që do të marrin 20 mijë Lekë të vjetra, shifër e barabartë me atë të një viti më parë.

    Kategoria e rëndësishme janë edhe fermerët që do të kompensohen për humbjen e gjësë së gjallë. Fondi në total që do të jepet për fermët është 3 milionë Dollarë.

    Familjet e përmbytura janë kategoria e katërt që do të marrin shpërblim. Vetëm në Tiranë janë 594 familje që do të përfitojnë.

    Në dallim nga një vit më parë, nga shpërblimi i fundvitit janë hequr personat që marrin trajtim të veçantë për punën në miniera e ndërmarrje të industrisë ushtarake si dhe nxënësit e studentët e ekselencës.

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690