Aktualitet

Shpejtësia u merr jetën dy vajzave shqiptare në Itali

Shpejtësia u merr jetën dy vajzave shqiptare në Itali

Katër të rinj mes tyre dy vajza shqiptare humbën jetën në një aksident tragjik në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në një rrugë të komunës Guidonia.

Mediat italiane raportojnë se katër të rinjtë të moshave  18, 19 vjeç po ecnin me makinën tip Mini Cooper me shpejtësi të lartë që i kalonte 180km/orë.

Në mjet po udhëtonin dy  djem italianë dhe dy vajza shqiptare. Këto të fundit janë identifikuar si Ambra Shaljani dhe  Xhesika Gjinaj, 18 dhe 19 vjeç.

Makina është përplasur në cepin e një restoranti dhe është deformuar e tëra. Ekipet e shpëtimit kanë shkruar në vendngjarje por nuk kanë mundur dot ti ndihmojnë të rinjtë pasi aksidenti rezultoi me pasoja fatale.

Trupat janë dërguar në morg për tju bërë autopsia, ndërkohë që policia italiane thotë se makina është “shpërbërë” e tëra.

foto2_con_logo

zjarrfiksja