Kosova

Shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës

Shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të

Zgjedhje të jashtëzakonshme me datë 19 maj për kryetarë në katër komuna veriore; Mitrovicë e Veriut, Zubin Patok, Leposaviç dhe Zveçan. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, siç sqarohet, një vendim i marrë në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Duke marrë parasysh shkresën e ministrisë së administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe KQZ.

Kujtojmë se kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqjen në nëntorin e kaluar pasi qeveria publikoi vendimin për rritjen e taksës nga 10 në 100 % ndaj produkteve të importuara serbe.

/ Artikulli referuar mediave në Kosovë./ Tiranapost.al. E.B