• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Shpallen dy fituesit e Nobelit në Letërsi


    Çmimi Nobel për Letërsinë këtë vit i është dhënë autorit austriak Peter Handke, ndërsa çmimi i vitit 2018, i shtyrë vitin e kaluar për shkak të një skandali,  iu dha autores polake Olga Tokarczuk.

    Vlerësimin autori austriak e mori veçanërisht për aftësitë linguistike dhe fokusin tek qënia njerëzore në mënyra specifike. Romani i tij i famshëm “Die Hornissen” u botua në vitin 1966 dhe ende sot mbetet një kryevepër, ndërsambahet mend për ‘play by’ të vitit 1969  me titull:  “Publikumsbeschimpfung” ose i përkthyer një show me temë: Ofendimi i Audiencës. Anëtarët e Nobel kur dhanë çmimin për të thanë se Handke është një nga shkrimtarët më me ndikim në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

    Image result for Peter Handke

    Ndërsa Tokarczuk fitoi çmimin e vitit 2018 në saj të aftësive të saj, imagjinatës narrative me stil të veçantë nga autorët e tjerë.

    Vepra e parë e saj e zhanrit Fiction ishte “Podróz ludzi Księgi”, The Journey of the Book-People, që u botua në vitin 1993, por ishte romani i saj i tretë “‘Prawiek i inne czasy”, Primeval dhe Times Other, që e bëri akoma më të velrësuar. Kjo vepër u botua në Polonisht në vitin 1996 dhe u përkthye në anglisht në vitin 2010.

    Sipas Komitetit të Nobelit, gjithsesi vepra e saj më madhështore mbetet ajo e vitit 2014 me titull  “Księgi Jakubowe”, “Librat e Jakobit”,  cilësuar si “Magnum opus”. / Tiranapost.al. E.B

    Image result for Olga Tokarczuk

     

    View image on Twitter

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]