Aktualitet

Shoku i ngushtë ia kalon edhe Besit në urimin që i bën Xhensilës për ditëlindje

Boksieri Kristian Prenga nuk ka bërë një urim të zakonshëm nga ai që të gjitha mund të marrim nga shoku i burrit. Meqë është më shumë vëlla për Besin dhe fëmijën e tyre do ta ketë si mbesë, Kristian Prenga nga fillimi deri në fund të urimit të Xhensilës i ka përmendur fëmijën.

[caption id="attachment_209818" align="aligncenter" width="915"](Urimi i Kristian në Instagram)[/caption]

“Gëzuar ditëlindjen motra ime! Gëzofsh edhe 100 vite të tjera përkrah engjëllit që po rritet brenda frymës së shpirtit dhe qelizës tënde dhe përkrah engjëllit që e mban pranë me frymën e dashurisë. Bekime. Në ditëlindjen tënde doja të të jepja dhuratën më të bukur në botë, por pastaj kuptova që Zoti të ka dhënë dhuratën më të mrekullueshme, jo vetëm për ditëlindje, por për gjithë jetën”, shkruan ai.

Ende pa lindur bebi dhe mami po përkedhelen kaq shumë. E sigurt që kur të vijë në këtë jetë vajza e Besit dhe Xhensilës do jetë e rrethuar nga plot xhaxha e teta që do ta duan shumë./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]