Aktualitet

Shokët llafazanë që zbuluan sekretet e miqve

Njerëzit vdesin për pak thashetheme. Sa më të fshehta t`i mbajnë personazhet e njohur, ngjarjet e jetës, aq më kuriozë bëhen njerëzit, portalet po e po. Duan apo nuk duan i thonë ndonjëherë disa gjëra sepse ia zbulojnë miqtë.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=QfWL5VhFAAI[/embed]

Zaimina nuk ishte shfaqur për disa muaj edhe pse ngado thuhej se ishte shtatzënë. Duhet të dilte Elona Duro në një intervistë për Kelvin në “Pop Culture”, të fliste për shtatzëninë e vet dhe në bisedë e sipër të tregonte se Zaimina ishte 6 muajshe shtatzënë. Pas deklaratës së Elonës ç`i mbeti Zajminës për të bërë? Postoi foto plot.

[caption id="attachment_128402" align="aligncenter" width="433"]                 (Foto e Zajminës, marrë nga Instagrami)[/caption]

Rasti tjetër brenda pak ditëve ishte ai i Rezarta Shkurtës. Pasi të gjithë e fjetën mendjen që Elgiti dhe Klea ishin bashkë, u mbyll historia. Vetëm për një ditë ama. Të nesërmen e lajmit, Rezi, mike e ngushtë e Elgitit, dha një intervistë për Jonida Shehun, në “Pasdite në Top Channel” dhe kur u pyet a e uroi Elgitin ajo tha se e kishte bërë një vit më parë. Zbuloi kështu se çifti e kishte fshehur për një kohë të gjatë.

[caption id="attachment_128407" align="aligncenter" width="587"]                       (Foto e Kleas dhe Elgitit, marrë nga Instagrami i tij)[/caption]

Rasti i fundit i shoqes që nxori sekretin ishte ai i Vesa Lumës. Ajo i dha fund thashethemeve nëse Qëndresa, gruaja e Labinot Gashit ishte apo jo në pritje të ëmbël. E uroi në Instastory dhe i tha se mezi e priste lindjen e bebushit të tyre.

Thoni pastaj që shoqëria s`të prish punë.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]