• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Shohim shumë por në fund të gjitha do donim të vishemi si Claudia Schiffer


    Jo vetëm ne, dhe jo vetëm sot, por për rreth tre dekada Claudia Schiffer ka influencuar vipa dhe njerëz të zakonshëm. Me look-un krejt të freskët, tiparet e ëmbla, dhe flokët bionde. Ajo ka spikatur në sfilatat e Gianni Versace dhe Chanel të viteve ’90, pjesë e grupit të supermodeleve ku bënin pjesë Naomi Campbell, Cindy Crawford, etj.

    (Claudia Schiffer për Chanel)

     

    (Hailey Rhode Bieber frymëzohet nga look-u i Claudias)

    E gjatë, elegante dhe shumë në formë, ende sot, Claudia mund të konkurrojë këdo nga supermodelet 20 vjeçare dhe sot. Duket njësoj si në vitet kur ishte në qendër të vëmendjes së VOGUE, madje akoma më simpatike.

    (Foto nga Instagram)

    Gjithnjë besnike e firmës së saj të preferuar, Chanel, e cila e bëri imazh për një kohë të caktuar. Dhe i shkojnë dizajnet klasike të Chanel, sepse harmonizohen me tiparet e theksuara dhe flokët bionde.

    Në përditshmërinë e saj nuk del nga veshjet casual, xhinse dhe ndonjë triko të leshtë. Preferon komoditetin në krahasim me veshjet e ngarkuara.

    Ka atë sharmin tipik francez, që ngjan pak me Brigitte Bardot, saqë ndonjëherë mund t’i ngatërrosh me njera-tjetrën, edhe pse ka tjetër origjinë. Këtë veshjen madje mund t’ia huazonim edhe sot, si stil. (Apo jo vajza?)

    (Foto nga Instagram)

    Di të jetë edhe sharmante dhe sensuale në të njëjtën kohë.

    Tani edhe pse nënë me fëmijë, duket akoma më elegante se më parë. Duket kaq bukur me xhinset slim fit dhe me këmishën me dy xhepa, si një vajzë 18-vjeçare që shkon në universitet.

    (Foto nga Instagram)

    Thonë se vera bëhet më e mirë me kalimin e kohës, njësoj dhe Claudia, që nuk e ka në plan të njohë plakje./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post