Aktualitet

Shmangni radhën dhe postën, pensionin mund ta merrni në bankë

7 banka në vend kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e sigurimeve Shoqërore, duke ofruar kështu mundësinë e marrjes së pensionit aty. Në këtë mënyrë shmanget radha apo pritja e postierit.

Ja si të aplikoni për të marrë pensionin në bankë:

Duhet bërë një kërkesë pranë bankës dhe libreza e pensionit, në mënyrë që në muajin pasardhës të merret pensioni në bankë.

ISSH sqaron se më pas procedura ndiqet nga specialistët e tyre. Pensionin e merrni në bankë pa asnjë komision, pasi tarifat paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në çdo rast që tërhiqni pensionin në bankë, të moshuarit nuk paguajnë asnjë lek, kjo vlen edhe në rastin kur lekët tërhiqen nga bankomati.

Të gjitha llojet e pensioneve si më poshtë mund të merren në bankë: Pensioni i pleqërisë. Pensioni i invaliditetit. Pensioni familjar. Ushtarakët. Pilotët fluturues në pension. Ushtarakët e nëndetëseve. Punonjësit e nëntokës, minierës. Pensionet e posaçme shtetërore. Invalidët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë. Veteranët e luftës. Punonjësit e industrisë ushtarake. Skema e dëshmoreve. Personat që gëzojnë tituj shkencorë. Punonjësit e shtetit./E.D/ Copyright Tiranapost.al