• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Ekonomi My Albania My Tirana Të gjitha

    Shkupi, Beogradi, Sarajeva në listën e vendeve më eficiente për investime. Po Tirana?


    Tirana dhe rajone të tjera të vendit mungojnë sërish në renditjen e këtij viti “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, 2016-2017”, të publikuar nga FDI Inteligence, njësia inteligjente e Financial Times.

    Shkupi renditet i pari në Europë, si qytet dhe si rajon, në listën e qyteteve të vogla europiane përsa i përket eficiencës së kostos, për të tretin vit radhazi. Po ashtu në të njëjtën renditje, por e matur për qytetet e mëdha të së ardhmes që janë me eficiente, Beogradi renditet në vend të tetë në Europë. Edhe Sarajeva është e gjashta në listën e qyteteve të mesme për këtë tregues.

    Stip e Maqedonisë, Prijedor e Bosnjës, Sombor, Vranje e Zajecar të Serbisë janë mikro qytete europiane që vlerësohet se janë eficiente në kosto për të tërhequr investime të huaja.

    Shkupi është i gjashti në Europë nga qyetet e vogla europiane për strategjinë në tërheqjen e investimeve të huaja, duke u renditur krah qyteteve nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika, republika Çeke. Edhe Stip është në të njëjtën renditje, por për qytetet mikro.

    Zagrebi i Kroacisë është i nënti në listën e qyteteve të së ardhmes së Europës Juglindore, dhe i katërti në renditjen e qyteteve të mëdha europiane sipas kapitalit njerëzor dhe stilit të jetës.

    shkupi