• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Shkullaku kritika Ramës për kullën në Korçë, por shikoni kush ia dërgon fotot


    Një moment pikant, është fiksuar gjatë transmetimit Live të emisionit “Opinion”. Në momentin që Armand Shkullaku po i tregonte Edi Ramës disa fotografi të kullës në Korçë, gazetarit i ka ardhur një sms nga deputeti demokrat Edi Paloka.

    Siç tregojnë edhe pamjet e mëposhtme, duket se ka qenë demokrati ai që po orientonte gazetarin Shkullaku drejt kritikave që duhet t’i bënte Ramës. Madje edhe duke i dërguar fotografi për rastin në fjalë.

    download

    Më herët Shkullaku dhe Rama kanë debatuar madje edhe me batuta mes tyre. Aq sa Kryeministri tha se ai është punëdhënësi më i madh për Shkullakun. Por duket se këto batuta nuk i kanë pëlqyer aspak Fevziut që ka ndërhyrë për të vijuar bisedën në emisionin “Opinion”

    Debati:

    Fevziu: Po jo more se ai po bën gallatë me ju. Është futur në mes po tallet.

    Rama: Unë jam punëdhënësi më i madh i Shkullakut. Domethënë unë jam prodhimtaria më e madhe e Shkullakut.

    Shkullaku: Po ne njihemi bashkë

    Rama: Prit pra. Unë flas për profesionin.

    Fevziu: Ore kërkojini llogari mos bëni batuta

    Rama: Po të shohësh unë jam punëdhënësi më i madh i Shkullakut. Po të iki unë nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Tani hajde ja ku më ke këtu. E.C/ Copyright Tiranapost.al


    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690