• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shkrumbohet skafi në Borsh, pushuesit në panik


    Një skaf u përfshi nga flakët në plazhin e Borshit paraditen e sotme.

    Mjeti lundrues mësohet se ishte vetëm 200 m larg bregut kur u përfshi nga flakët. Skafi u shkrumbua plotësisht, ndërsa nga ngjarja nuk ka patur persona të lënduar.

    Policia bën me dije se shkak për këtë zjarr është bërë një shkëndijë elektrike në mjetin lundrues. Kujtojmë se pak javë më parë u shkrumbua plotësisht një anije turistike në Karaburun./ Tiranapost.al