Showbiz

Shkrimtari Matt Haig: Tre vjet depresion më bënë të dukesha si 439 vjeç

Shkrimtari Matt Haig: Tre vjet depresion më bënë të dukesha

Autori i “The Reasons to Stay Alive” foli për gazetaren Lisa Allardice rreth librave të tij për fëmijë, ndarjes që e bëri më të lumtur dhe disa detajeve të tjera.

Historinë e tij të të 20-tave kur tentoi të vetëvritej si pasojë e ankthit dhe depresionit, e shndërroi në një libër fenomenal në “Reasons to Stay Alive”. Ndërsa për të kënaqur fëmijët e tij shkroi “The truth Pixie”, librin e fundit. “Doja të krijoja diçka në të cilën fëmijët të gjenin ngushëllimin, ashtu siç e gjejnë të rriturit tek ‘Reasons’”, tha Matt.

Suksesi i librit të fundit për fëmijë ishte vërtet surprizë, edhe për vetë atë. “Ishte një gjë e vogël, është totalisht surprizë edhe për mua”, tregoi Matt.

Po ky nuk ishte libri i parë për fëmijë. Në 2015-ën, frymëzuar nga djali i tij dhe pyetjet që i bënte rreth Krishtlindjeve krijoi “A boy Called Christmas”. “Librat për fëmijë zakonisht jemi mësuar të jenë me situata totalisht të lumtura, me shumë ngjyra, njëbrirësh e të tilla si këto. Unë mendoj se është diçka e balancuar kur hyn në një botë të errët dhe gjen optimizmin në të”.

“Përpiqem të shkruaj librat mentalë gjatë verës kur ndihem edhe vetë më mirë. Jam njeri sezonal. Kam dashur gjithmonë të shkruaj një libër për mënyrën se si e shikon botën një pacient që vuan nga çrregullimet mendore, si një studim rasti. Me sa shumë probleme përballen ata që jetojnë në një botë paralele me depresionin dhe dëshirën e vazhdueshme për t`u vetëvrarë”, rrëfeu Matt.

Haig foli edhe për ndarjen e tij nga gruaja, që e përjetoi keq, por në të njëjtën kohë ishte edhe diçka vendimtare në jetën e tij që ndryshoi shumë gjëra. "Tre vjet depresion, më bënë të ndihesha si 439 vjeç dje depresioni e bën kohën të duket më e gjatë. Nuk ndihesha mirë i ndarë, por nuk doja as ta riktheja lidhjen e mëparshme, sepse me ndarjen u bëra më optimist, njeri më i lumtur. Dhe mendoj se në momentin që u shërova totalisht, atëherë u bëra edhe shkrimtar më i mirë”, tha ai.

*Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.