Aktualitet

Shkoni në Shqipëri si turist, ose biznesmen! Blick promovon linjën e re që lidh vendin tonë me Zvicrën

Kompania ajrore me bazë në Zvicër “Edelweiss” do të nis fluturimet direkte Zyrih-Kloten drejt Tiranës.

"Shkoni në Shqipëri. Bëhuni si një nga shumë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe duan të kalojnë pushimet verore në atdheun e tyre. Si turist, i cili dëshiron të njohë një vend me një histori të trazuar, peizazhe spektakolare dhe plazhe të bukura në Adriatik me çmime të ulëta. Ose si një biznesmen, ekonomia e vendit ende ka shumë potencial zhvillimi”.

E përditshmja zviceriane Blick njofton se një linjë e re do të lidhë direkt Shqipërinë me Zvicrën nga 1 prilli 2019.

"Deri tani, udhëtimi Shqipëri-Zvicër dhe anasjelltas ka qenë i lodhshëm. Me autobus ose me makinë. Edhe ata që marrin tragetin dhe i bien nga Italia prapë e kanë të lodhshme", vijon Blick duke theksuar se tashmë udhëtimi do jetë më i lehtë.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është përshtatur nga Blick nga Eneida Daci.